LAJME

Kolokacion me Data Qendrën neoDC

NeoDC është Data qendër e re e kolokacionit, e dizajnuar sipas standardeve më të larta Tier 3+. Është qendra e parë dhe e vetme neutrale e kolokacionit në Maqedoni. Në të është instaluar pajisje sipas standardeve teknologjike më të reja, ndërsa për momentin është në procedurë certifikimi sipas standardeve ISO:
ISO 9001, ISO 27001, ISO 20001, ISO 22301, ISO 14001
Nova korporativna strana

Ndryshim i kanaleve

Të nderuar abonentë,

Ju informojmë që, nga 1.3.2018, kanalet Orlando Kids, Mini Ultra dhe Ultra do të zëvendësohen me Fight Channel, IDJ TV, Vavoom dhe Pikaboo.
Kanalet do të jenë në dispozicion për të gjithë abonentët ekzistues dhe të ardhshëm.

Me respekt,
NEOTEL, ShPK


Ndërprerje e emetimit e SITEL 3

Të nderuar,

Dëshirojmë t’ju informojmë se në përputhje me Vendimin e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale dhe Shërbime Mediumi, të marrë më 20.02.2018për heqjen e lejes për emetim televiziv të Shoqërisë Tregtare të Radiodifuzionit Televizioni SITEL 3 SHPKPI Shkup, prej sot 21.02.2018,TV kanali nuk do të emetohet më.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

Me respekt,
NEOTEL SHPK


SK 4, SK 5, SK 6 tani e tutje edhe në neoTV!

Nova korporativna strana

Me qëllim shfrytëzuesve të vet t’u ofrojë përjetim sportiv të nivelit të lartë në sezonin e ri sportiv emocional, nga sot Neotel e pasuron ofertën e saj edhe me tre kanale të reja – Sportklub 4, Sportklub 5 dhe Sportklub 6. Me mundësi që çdo shfrytëzues të mund të kënaqet në gjitha garat sportive të arritshme në këto kanale, të njëjtat janë të arritshme në pakon bazë pa kompensim plotësues.
Të gjithë shfrytëzuesit e rinj që nuk duan të lëshojnë asnjë çast nga përjetimet sportive që vijojnë, tani mund të marrin një nga pakot neoTrio dhe çdo ditë të kënaqen në programin e pasur sportiv të arritshëm në kanalet Sportklub.


NDËRLIDHJE SHUMË E LARTË ME SISTEMIN INFORMATIV MBIKËQYRËS (SIM) TË DREJTORISË SË HYRJEVE PUBLIKE, PËR KAZINOTË, AUTOMAT KLUBET DHE BASTORET

Neotel, si kompani e orientuar në biznes, ofron lidhje optike të sigurta, stabile dhe shumë të larta në Maqedoni dhe në rajon. Në mjediset qytetare, posedon rrjet optik metro eternet deri në çdo qendër afariste, objekt-biznesi, institucione financiare, organe shtetërore, institucione ndërkombëtare dhe ngjashëm.

Në kohën më të shpejtë Neoteli do e mundësojë edhe shërbimin “Ndërlidhje me Sistemin informativ Mbikëqyrës (SIM)” të Drejtorisë për Hyrje Publike për monitorimin e qarkullimit te organizuesit e lojërave të veçanta të fatit.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese: kazinotë (për automatet), automat klubet dhe bastoret, kanë obligim që prej më 1 janar të vitit 2013 të sigurojnë Sistem Informativ Mbikëqyrës (SIM) i cili do të ndërlidhet me Drejtorinë e Hyrjeve Publike.
Më shumë detaje në faqen e DHP: http://www.ujp.gov.mk/e/javnost/soopstenija/pogledni/367

Për ofertë përkatëse prej Neotel-it për ndërlidhjen tuaj me DHP, drejtohuni në sales@neotel.com.mk
Nova korporativna strana

Digitalb prej tani në dispozicion në pakоt neoTrio

Neotel ka kënaqësinë tu paralajmërojë se prej tani e tutje do të mund të kënaqeni me kanalet e Digitalb edhe me pakot e neoTV. Kënaquni me përmbajtjet më të mira në gjuhën shqipe që transmetohen në 40 kanale. Zgjidhni një nga tre pakot Digitalb që janë kombinim i përkryer i kanaleve muzikore, fëmijërore, dokumentare si edhe filmike të zhanreve të ndryshëm me të cilat do të mund të kënaqet e tërë familja. Pakot plotësuese janë në dispozicion për të gjithë shfrytëzuesit e pakove neoTrio, me çmim të kapshëm për çdo ekonomi familjare.
Në qoftë se jeni shfrytëzues i përhershëm, drejtohuni te partneri më i afërt për ta aktivuar pakon e dëshiruar ose për informata plotësuese paraqituni në numrin 02/ 55 11 155.
Nova korporativna strana

Digitalb Basic

  • Top Channel HD
  • Top News
  • My Music
  • Klan TV HD
  • EXP Shkencë
  • Folklorit
  • Bang Bang
  • Junior TV
  • EXP Natyre
  • Film Aksion
  • Film Komedi
  • Klan Kosova
  • SNews HD
100 den./në muaj.

Digitalb Family

  • Top Channel HD
  • Top News
  • My Music
  • Klan TV HD
  • EXP Shkencë
  • Folklorit
  • Bang Bang
  • Junior TV
  • Cufo TV
  • EXP Natyrë
  • Film Aksion
  • Film Komedi
  • Film Triller

  • Klan Kosova
  • SNews HD
  • Stinet
  • T HD
  • ABC News
  • News 24
  • Report TV
  • IN TV
  • Tribuna Channel
  • Music Al
  • X1
  • X2
250 den./në muaj.

Digitalb Total

  • Top Channel HD
  • Top News
  • My Music
  • Klan TV HD
  • EXP Shkencë
  • EXP Histori
  • EXP Natyrë
  • Supersonic
  • Folklorit
  • Bang Bang
  • Junior TV
  • Cufo TV
  • Plus HD

  • Film 1 HD
  • Film 2 HD
  • Film Hits
  • Film Hits +1
  • Film Autor
  • Film Drame
  • Film Aksion
  • Film Komedi
  • Film Triller
  • Klan Kosova
  • SNews HD
  • Stinet

  • T HD
  • ABC News
  • Scan TV
  • UTV Education
  • News 24
  • Report TV
  • IN TV
  • Tribuna Channel
  • Music Al
  • X1
  • X2
  • X3
  • StarsXXX
  • Dorcel HD
350 den./në muaj.


Faqja e re korporative e Neotel-it

Me qëllim që të afrohet te shfrytëzuesit, sot Neotel-i e vuri në funksion faqen e vet të re korporative të internetit. E njëjta do të mundësojë paraqitje më të thjeshtë bashkëkohore të shërbimeve që i ofron dhe njëkohësisht do t’i afrojë te shfrytëzuesit e vet. Me zhvillimin e të njëjtës, do të mundësohen funksionalitete plotësuese të cilat do ta lehtësojnë përvojën e shfrytëzuesve.
Nova korporativna strana

Neotel-i e promovon servisin e ri – neoTV!

Neotel-i e promovon servisin e vet të ri për shfrytëzuesit vendorë – neoTV! Bëhet fjalë për televizion digjital interaktiv i cili përveç opsioneve standarde, siç janë udhëzuesi programor elektronik, mundësia për pauzim, për incizim dhe për çuarjen para ose kthimin prapa të programit të drejtpërdrejtë, ofron opsione plotësuese si profili i shfrytëzuesit, respektivisht, mundësinë për renditjen e përmbajtjeve sipas preferencave të shfrytëzuesit, si edhe mundësinë unike që të gjitha përmbajtjet që i sheh shfrytëzuesi në televizorin e vet, të mund t’i shohë në cilindo aparat tjetër smart (smartfon&tablet), ose në kompjuterin e vet ngado që të jetë. Përveç mundësisë për shikimin e televizionit prej cilitdo aparat, shfrytëzuesi mund t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë e avancuara të televizionit interaktiv (si pauzimi, çuarja para ose kthimi prapa dhe incizimi i programit të drejtpërdrejtë).

Ajo që e bën këtë shërbim ende më të mirë, është aparati i cili televizorin shtëpiak e shndërron në aparat bashkëkohor smart nëpërmjet të së cilit mund të keni qasje në aplikacionet tuaja të preferuara Android. Me kyçje të thjeshtë të tastierës dhe të miut, shfrytëzuesit fitojnë një mini kompjuter, me ndihmën e të cilit mund të surfojnë në internet, mund të shikojnë video online, t’i shfletojnë foto albumet e tyre ose videot, ose ta kontrollojnë postën elektronike.

Televizioni interaktiv NeoTV, prej tani mund të merret në pakot neoTrio së bashku me internet të pakufizuar dhe telefoni fikse, tani me çmim promovues prej 50% lirim në parapagesën mujore në 12 muajt e parë të kontratës së nënshkruar për 2 vite.

Për më shumë informata rreth ofertës, kontrolloni lidhjen në vijim ose paraqituni në qendrën kontaktuese në numrin 02/55 11 155.

win