Pyetje dhe përgjigje

Pyetje dhe përgjigje

Pyetje të përgjithshme

Helpdesk-u është sistem për përkrahje të shfrytëzuesit, që u mundëson konsumatorëve tanë paraqitje dhe ndjekje të problemeve të tyre nëpërmjet internetit. Funksionon si një lloj forumi interneti ku mund të komunikoni me personelin tonë për cilado pyetje, probleme, propozime ose vërejtje.
Për paraqitjen e problemeve nëpërmjet internetit, mund ta shfrytëzoni Qendrën e helpdeskut të instaluar në portalin e shfrytëzuesve.

  • Fillimisht identifikohuni me emrin tuaj të shfrytëzuesit dhe me fjalëkalimin.
  • Prej menysë Shërbime, zgjidhni Përkrahje të shfrytëzuesit.
  • Për të paraqitur problem të ri, klikoni në Paraqit problem.
  • Futni informatat relevante në fushat e theksuara dhe klikoni Ruaj, në fund të faqes.

Pasi ta paraqitnin problemin, ekipi ynë do t’ju përgjigjet në afatin më të shpejtë të mundshëm. Përgjigja do t’ju arrijë në e-mail adresën tuaj me të cilën jeni regjistruar në portal (mund ta ndryshoni në Detajet tuaja).

Gjatë kohëzgjatjes së kontratës, lejohen migrime prej njërës në pakon tjetër vetëm dhe ekskluzivisht në pako të nivelit të njëjtë ose më të lartë të parapagimit. Gjatë kohëzgjatjes së kontratës, nuk lejohet migrimi në pako të nivelit më të ulët të parapagimit, kurse për ta bërë të njëjtën, duhet të skadojë kontrata ose të paguhen penalti për prishjen e parakohshme të Kontratës dhe të nënshkruhet Kontratë e re për pakon e zgjedhur.
Në qoftë se shfrytëzohet vetëm qasja e internetit, shfrytëzuesve u jepet për përdorim antenë WiMAX (e cila varësisht nga mundësitë teknike, mund të jetë e brendshme ose e jashtme).
Në qoftë se e shfrytëzon edhe telefoninë, përveç antenës, shfrytëzuesi fiton edhe ruter për telefoni, nëpërmjet të të cilit realizohet shërbimi. Përveç pajisjes, shfrytëzuesit fitojnë edhe kabllo të rrjetit e cila është e domosdoshme për ndërlidhje.

Pajisja jepet për shfrytëzim gjatë tërë kohëzgjatjes së kontratës, ndërsa pas skadimit të kontratës, kthehet në Neotel.

Mund të mbahet numri ekzistues i operatorit tjetër, ndërsa njëkohësisht shfrytëzuesi të kalojë në rrjetin e Neotel-it. Parakusht për mbajtjen e numrit është që shfrytëzuesi t’i ketë paguar të gjitha faturat e operatorit prej ku transferohet numri dhe mos ketë asnjë borxh (në qoftë se transferohet prej Telekomit të Maqedonisë, kjo do të thotë se shfrytëzuesi duhet t’i ketë paguar të gjitha detyrimet ndaj Telekom-it). Shfrytëzuesi nuk e prish kontratën e lidhur me operator tjetër, por kalon në Neotel dhe plotëson kërkesë për transferimin e numrit dhe mandej procedura udhëhiqet ndërmjet operatorëve. Çmimi për transferimin e numrit është 200 denarë njëfish dhe kompensimi i njëjtë i paguhet operatorit prej ku transferohet numri, për arsye se numri është në pronësinë e tyre para se të realizohet transferimi. Në rast se, për shembull, transferohet numër prej Telekomit të Maqedonisë – do t’ju arrijë faturë prej Telekomit të Maqedonisë në shumë prej 200 denarësh pa TVSH, e cila doemos duhet të paguhet që shfrytëzuesi të ketë shërbim prej Neotel-it.
Faturat paguhen në sportelet e Postës së Maqedonisë, në të gjitha bankat në Maqedoni, si dhe nëpërmjet sistemit për pagesë elektronike në https://support.neotel.com.mk/epay
Faturat nuk mund të paguhen në sallonin e shitjes të Neotel-it.

Pyetje për neoTV

Mënyra më e thjeshtë për t’u ndërlidhur në internet është nëpërmjet aplikacionit Setting të cilin mund ta startoni në disa mënyra: me klikim në butonin Setting në telekomandën, me klikim të ikonës për rregullim në këndin e sipërm të djathtë ose nëpërmjet menysë kryesore në ekranin fillestar (launcher-i). Pasi ta startoni, në opsionin Network mund t’i definojmë rregullimet e rrjetit. Në rast se dëshirojmë që aparatin ta ndërlidhim pa tel në internet me anë të rrjetit Wi-Fi, e zgjedhim opsionin Wi-Fi, me ç’rast në anën e djathtë shfaqen Wi-Fi rrjetet në dispozicion. Pasi ta përzgjedhim rrjetin e dëshiruar, nevojitet që ta shënojmë fjalëkalimin përkatës për rrjetin (klikim të butonit ОК mbi fushën përkatëse për shënimin e fjalëkalimit, me ç’rast shfaqet tastierë për regjistrimin e fjalëkalimit). Nëse fjalëkalimi është shënuar me sukses, në anën e djathtë shfaqet notifikim për ndërlidhje të suksesshme. Në qoftë se dëshirojmë ndërlidhje interneti Ethernet me tel, me anë të kabllos Ethernet të ndërlidhur në mënyrë përkatëse në aparatin, e përzgjedhim opsionin Ethernet. Aparati do ta vendosë vetë internet ndërlidhjen.

Nga menyja e sipërme, kur aplikacioni është i aktivuar, zgjidhet nënmenyja Opsione. Kjo bëhet me shtypjen e shigjetës poshtë në telekomandën, mandej kërkohet ikona Opsione me shtypjen e shigjetave majtas dhe djathtas, dhe shtypet OK. Pastaj, në ekran zgjidhet ikona Shfrytëzues. Në ekran shfaqen të dhëna për shfrytëzuesin, ndërsa butoni për ndërrimin e pinit është në këndin e majtë të ekranit (në këtë fushë fokusi është automatik). Me shtypjen e tij, shfaqet një ekran ku pyet për pinin paraprak dhe kërkon shënimin e pinit të ri. Në fakt, pini është kombinim i 4 (katër) numrave që shënohen me anë të telekomandës. Pas ndërrimit të suksesshëm të PIN-it, shfaqet një ekran me këtë informatë. Pini fillestar çdoherë është 0000. Rekomandohet që ta ndryshoni menjëherë, sapo të filloni me shfrytëzimin e servisit

Në qoftë se e harroni numrin e PIN-it, atëherë më së miri është të paraqiteni në numrin për përkrahje teknike.

Mund të shikoni përmbajtje që kanë kaluar më së shumti deri në 3 ditë. Këto përmbajtje janë pjesë e Incizimeve dhe aty mund të hyni nëpërmjet menysë së djathtë EPG të kanalit të dëshiruar, me ç’rast me shigjetat lart/poshtë i shfletoni përmbajtjet, përkatësisht nëpërmjet Incizimeve nga menyja kryesore në anën e sipërme. Në Incizime, e përzgjidhni kanalin e dëshiruar dhe me shigjetat lart/poshtë e kërkoni emisionin e dëshiruar. E lëshoni me butonin OK.

Incizimi caktohet nëpërmjet menysë EPG, me klikim të gjatë të butonit OK (disa sekonda) në emisionin e dëshiruar, me ç’rast nga dritarja e dialogut që hapet, e zgjedhim Cakto incizim! Mënyra e dytë është nëpërmjet kategorisë Udhëzues nga menyja kryesore, në princip të njëjtë, me klikim të gjatë mbi emisionin e dëshiruar.

Me përdorimin e opsionit time-shift, maksimum deri në 1 orë prapa. Për përdorimin e opsionit time shift, përdoren butonat (për kthim prapa) dhe (përpara) dhe butoni për stopimin e pozicionit të dëshiruar. Në rast se përdorni mi, klikoni në shiritin time shift dhe mbani. Me tërheqjen e miut majtas/djathtas, lëvizni prapa/përpara nëpër kohë. Kur të mbërrini deri në pozicionin e dëshiruar, e lëshoni klikun. Koha për të cilën jeni kthyer prapa shfaqet në katrorin mbi shiritin time-shift. Për t’u kthyer drejtpërdrejt, klikoni në butonin drejtpërdrejt djathtas mbi shiritin time shift ose shtypni butonin Live në telekomandën.

Kanalet kyçen në pjesën për kontroll prindëror (Menyja kryesore -> Opsione -> Kontroll prindëror). Me hyrjen në këtë nënkategori, do t’ju kërkohet ta shënoni PIN kodin, kodin me të cilin do të mund t’i shkyçni kanalet e kyçura. Nëse nuk është ndryshuar paraprakishtnga ana Juaj, PIN kodi është 0000. Në kuadër të kontrollit prindëror, do të shfaqet listë me të gjitha kanalet e neoTV, të cilat mund ti kyçni/shkyçni, me klikim të thjeshtë të butonit OK. Kur do ta lëshoni kanalin e kyçur, në pjesën e poshtme të ekranit do të shfaqet njoftimi Kanali është kyçur. Klikoni OK për ta shkyçur! Pasi ta shtypni butonin OK dhe ta shënoni PIN kodin, kanali do të shkyçet.

Parakushti kryesor për ndjekjen e neoTV është ndërlidhja e internetit me brez të gjerë. Në rast se set top boksi është ndërlidhur me ndërlidhje interneti me shpejtësi të ulët të bitëve (nën 1Mbps), do të paraqitet “ndërprerje” e sinjalit të videos. Nëse shfrytëzoni ndërlidhje interneti (Wi-Fi) pa tel, problem mund të paraqesë ruteri i WI-Fi-së. Nëse problem paraqet shpejtësia e ulët e bitëve, Ju lutemi ta kontaktoni Provajderin (Furnizuesin) tuaj të internetit.

Telekomanda është e optimizuar për shfrytëzim me aplikacionin neoTV, e jo për të gjitha aplikacionet android. Në këtë rast, Ju rekomandojmë përdorimin e miut.

Ky lajmërim shfaqet nëse nuk jeni aktiv (nuk keni ndërruar kanal ose keni shtypur buton në telekomandën) më shumë se 2 orë. Në qoftë se e keni harruar set top boksin të hapur pa nevojë, (nuk e ndiqni televizionin), aplikacioni, pas 2 orëve mbyllet vetë me qëllim që të parandalohet rritja e panevojshme e harxhimit të trafikut të internetit.

Shkarkoni aplikacionin special Android™ në ueb faqen tonë neotv.mk (RemoteIME) dhe instalojeni në aparatin tuaj smart Android™. Mandej, me shtypjen e butonit Settings në telekomandën, e startoni aplikacionin për rregullime, në pjesën Advanced e startoni opsionin Remote Settings. Paralajmërim: Aparati smart doemos duhet të jetë i kyçur në rrjetin e njëjtë pa tel me Set Top Box-in.

Pyetje dhe përgjigje

Pyetje dhe përgjigje

Pyetje dhe përgjigje

Дознајте повеќе на (02) 55 11 155 или оставете го вашиот број
за ние да ве контактираме